Apliko tani

AL / EN

Besimi, kufijtë dhe përgjegjësia gjatë adoleshencës

Të dashur prindër, Në kuadër të punës së shërbimit psikosocial me nxënësit dhe të rëndësisë që ka bashkëpunimi shkollë-familje në zhvillimin e tyre, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj një aspekt të rëndësishëm të marrëdhënies prind-adoleshent: ndërtimin e besimit dhe zhvillimin e përgjegjësisë personale. Adoleshenca është një periudhë në të cilën të rinjtë kërkojnë më […]

Të mësojmë fëmijët të jenë të sinqertë dhe të përgjegjshëm

Të dashur prindër, Dëshirojmë të ndajmë me ju një mesazh të shkurtër mbi një aftësi të rëndësishme në zhvillimin e fëmijëve: sinqeritetin, pranimin e gabimeve dhe marrjen e përgjegjësisë për veprimet e tyre. Në moshën shkollore, fëmijët fillojnë të kuptojnë më mirë dallimin mes sjelljes së drejtë dhe asaj të gabuar. Megjithatë, jo gjithmonë e […]

Si të flasim me fëmijën për mësuesin?

Si të flasim me fëmijën për mësuesin? Të dashur prindër, Mënyra si flasim në shtëpi për mësuesin ndikon në mënyrën se si fëmija e percepton atë, i përgjigjet udhëzimeve dhe ndërton marrëdhënien me shkollën. Kur fëmija tregon një situatë që e ka mërzitur, dëgjojeni me qetësi dhe interes. Pyeteni: “Çfarë ndodhi?”, “Si u ndjeve?” ose […]

Besimi mes familjes dhe shkollës

Një vit i ri shkollor nis gjithmonë me diçka të përbashkët për familjen dhe shkollën: dëshirën që fëmija të jetë mirë. Ai do të mësojë, do të rritet, do të krijojë miqësi, do të përballet me sfida, do të gabojë e do të provojë përsëri. Në gjithë këtë rrugëtim, fëmija ka nevojë të ndiejë se […]

Njё fillim i ri, njё shёrbim i ri pёr mirёqёnien dhe zhvillimin e nxёnёsve

 Me nisjen e vitit tё ri shkollor, krahas mёsimit dhe edukimit, njё vёmendje e veçantё i kushtohet edhe mirёqёnies socio-emocionale tё çdo fёmije. Kёtё vit shkolla jonё pasuron shёrbimin psiko-social me rolin e Punonjёses Sociale, duke forcuar mbёshtetjen pёr nxёnёsit, familjet dhe komunitetin shkollor. Prania e punonjёses sociale synon tё krijojё njё hapёsirё ku çdo […]

Një vit i ri, i ndërtuar mbi besimin

Uroj që ky vit të jetë një vit besimi. Besimi se shkolla mund të jetë një vend ku fëmijët jo vetëm mësojnë, por edhe ndihen të lirë të pyesin, të provojnë, të gabojnë dhe të zbulojnë veten. Besimi se prindi dhe shkolla mund të jenë partnerë në rrugëtimin e fëmijës. Kur prindi dhe shkolla i […]

Mirëseardhje krenarie për suksesin e MeDit

Në një atmosferë të mbushur me emocion dhe entuziazëm, komuniteti i shkollës mirëpriti nxënëset e kompanisë së nxënësve MeDit, fituese në Junior Achievement Marketplace 2026. Ky sukses i jashtëzakonshëm u kthye në një moment të veçantë feste dhe vlerësimi për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur. Mes duartrokitjeve dhe krenarisë, u zhvillua një ceremoni […]

Trajnim në programim për zhvillimin e aftësive digjitale

Në kuadër të përgatitjes së nxënësve për sfidat e së ardhmes, u zhvillua një trajnim i dedikuar në fushën e programimit, i udhëhequr nga Prof. Asoc. Dr. Robert Kosova. Gjatë këtij trajnimi, nxënësit patën mundësinë të njihen me konceptet bazë të programimit, si dhe të eksplorojnë mënyrën se si teknologjia dhe logjika kompjuterike ndërthuren për […]

Ndërgjegjësim për shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve

Në ambientet e shkollës sonë u zhvillua një aktivitet me fokus edukimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve mbi një nga çështjet më të rëndësishme që prek shëndetin dhe të ardhmen e tyre: përdorimi i drogave dhe pasojat që ato sjellin. Të ftuar specialë në këtë takim ishin Dr. Alfred Aga dhe Dr. Gentjan Asllanaj, të cilët […]