
Ambasadorja e Japonisë viziton TES-in
Më datë 12 maj 2025, shkolla “Tomorrow’s Education System” (TES) pati kënaqësinë dhe nderin të mirëpriste Shkëlqesinë e Saj, znj. Kikuko KATO, Ambasadore e Japonisë
AL / EN
Më datë 12 maj 2025, shkolla “Tomorrow’s Education System” (TES) pati kënaqësinë dhe nderin të mirëpriste Shkëlqesinë e Saj, znj. Kikuko KATO, Ambasadore e Japonisë
Unë jam një nga nxënësit që e kam parë shkollën “TES” që në themelet e saj e jam rritur bashkë me të.
Shkolla “TES” më dhuron njohuri të vlefshme dhe më përgatit për të ardhmen, sepse është një shkollë me vizion.
Kjo shkollë po i jep dorën çdo fëmije që të rritet, të bëhet i suksesshëm dhe i pjekur për jetën. Jam krenar që jam pjesë e saj.
Amar B.
Green Education Albania nuk është vetëm institucion mësimor, por një vend plot vlera në formimin arsimor dhe njerëzor përgjate udhetimit 6 vjeçar të vajzës tonë!
Kjo gjë bëhet e mundur falë mësuesve të përkushtuar, stafit mbështetës, ambientit modern nga ana konstruktive dhe të ngrohtë nga ana njerëzore!
Ju faleminderit
Matilda O.
Të jesh mësuese në Green Education Albania është një përvojë frymëzuese dhe jashtëzakonisht e vlefshme.
Kam mundësinë të punoj në një mjedis të ngrohtë, bashkëpunues dhe profesional, ku vlerësohet pasioni për mësimdhënie dhe përkushtimi ndaj nxënësve.
E lumtur që jam pjesë e një ekipi që promovon edukimin cilësor, zhvillimin personal dhe mësimin e qëndrueshëm.
Blerta L.
Ne ofrojmë programe arsimore nga arsimi parashkollor deri në atë të mesëm, duke përfshirë një qasje të gjithëpërfshirëse që synon zhvillimin e plotë të nxënësit.
Regjistrimi bëhet online përmes faqes sonë të internetit ose duke na vizituar personalisht në adresën tonë. Detajet për dokumentacionin e kërkuar dhe hapat e mëtejshëm janë të listuara në seksionin "Apliko Tani".
Po, ne kemi afate të caktuara për regjistrim që përfundojnë një muaj para fillimit të çdo semestri. Ju lutemi kontrolloni kalendarin tonë akademik për datat specifike.
Tarifat variojnë në varësi të programit dhe nivelit arsimor. Detajet e plota mbi tarifat dhe mundësitë e bursave janë të disponueshme në seksionin "Tarifat".
Objektet tona përfshijnë klasa moderne, biblioteka, laboratorë shkencorë, salla sportive, dhe hapësira të jashtme për aktivitete. Gjithashtu ofrojmë qasje në internet të shpejtë dhe teknologji të fundit mësimore.
Po, ofrojmë shërbime transporti të sigurt dhe të rregullt nga dhe drejt shkollës. Detajet rreth linjave dhe orareve të transportit janë të disponueshme në seksionin "Transporti".