Me nisjen e vitit tё ri shkollor, krahas mёsimit dhe edukimit, njё vёmendje e veçantё i kushtohet edhe mirёqёnies socio-emocionale tё çdo fёmije.
Kёtё vit shkolla jonё pasuron shёrbimin psiko-social me rolin e Punonjёses Sociale, duke forcuar mbёshtetjen pёr nxёnёsit, familjet dhe komunitetin shkollor. Prania e punonjёses sociale synon tё krijojё njё hapёsirё ku çdo nxёnёs tё ndihet i dёgjuar, i mbёshtetur dhe i sigurt nё njё ambjent gjithёpёrfshirёs dhe pozitiv, si dhe tё forcojё bashkёpunimin shkollё-familje-nxёnёs.
Sepse edukimi nuk ёshtё vetёm tё mёsosh, por edhe tё ndihesh mirё, tё pёrkrahesh dhe tё rritesh nё njё mjedis tё shёndetshёm.
Le ta nisim kёtё vit tё ri shkollor me besim, bashkёpunim dhe pёrkushtim pёr mirёqёnien e çdo nxёnёsi.





