Si të flasim me fëmijën për mësuesin?
Të dashur prindër,
Mënyra si flasim në shtëpi për mësuesin ndikon në mënyrën se si fëmija e percepton atë, i përgjigjet udhëzimeve dhe ndërton marrëdhënien me shkollën.
Kur fëmija tregon një situatë që e ka mërzitur, dëgjojeni me qetësi dhe interes. Pyeteni: “Çfarë ndodhi?”, “Si u ndjeve?” ose “Si mendon se mund ta zgjidhësh këtë situatë?” Kështu e ndihmoni të shprehë shqetësimin dhe të reflektojë pa u ndier i gjykuar.
Shmangni komentet negative apo etiketimet për mësuesin, sidomos përpara fëmijës. Në vend që të nxjerrim përfundime të menjëhershme, mund t’i themi: “E kuptoj që je mërzitur. Le të përpiqemi të kuptojmë çfarë ndodhi.”
Nëse keni një shqetësim për mënyrën si është trajtuar fëmija, komunikoni drejtpërdrejt me mësuesin, me qetësi dhe në frymën e bashkëpunimit. Kjo nuk do të thotë të shpërfillni ndjenjat e fëmijës, por t’i jepni mundësinë situatës të sqarohet dhe të gjendet zgjidhja më e mirë për të.
Të flasim me respekt për mësuesin nuk do të thotë të mos e vëmë kurrë në diskutim një veprim të tij. Do të thotë t’i mësojmë fëmijës se edhe mosmarrëveshjet mund të zgjidhen përmes komunikimit, respektit dhe mirëkuptimit.
Le ta ndihmojmë fëmijën ta shohë mësuesin si një partner në të nxënit dhe zhvillimin e tij, ndërsa familjen dhe shkollën si dy palë që bashkëpunojnë për të mirën e tij.

Besimi, kufijtë dhe përgjegjësia gjatë adoleshencës
Të dashur prindër, Në kuadër të punës së shërbimit psikosocial me nxënësit dhe të rëndësisë që ka bashkëpunimi shkollë-familje në zhvillimin e tyre, dëshirojmë të



