Me rastin e 3 Tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, nxënësit e klasave V, VI, VII dhe VIII zhvilluan një aktivitet artistik dhe edukativ në gjuhën gjermane, kushtuar rënies së Murit të Berlinit dhe ribashkimit të Gjermanisë.
Përmes shkëmbimit të letrave mes një vëllai dhe një motre, të ndarë nga Muri i Berlinit, nxënësit sollën emocione, histori dhe dëshmi të një kohe kur një mur ndante jo vetëm një qytet, por edhe familje e jetë njerëzore.
Të ndërthurura me poezi, tingujt e pianos dhe interpretimet në gjuhën gjermane, këto momente përcollën një mesazh të fuqishëm për lirinë, dashurinë familjare, shpresën dhe bashkimin.
Një aktivitet i realizuar nën kujdesin e Orjola Haskës, mësuese e gjuhës gjermane, e cila udhëhoqi nxënësit në këtë rrëfim artistik dhe historik.
Sepse asnjë mur nuk mund ta ndajë përgjithmonë dëshirën e njerëzve për të qenë të lirë dhe të bashkuar!

Gjimnazi “TES” renditet në podiumin e Kampionatit Kombëtar të Debatit “Debating Economics”
Skuadra e Gjimnazit “TES” arriti një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Kombëtar të Debatit “Debating Economics”, duke u renditur ndër skuadrat më të mira të




