Apliko tani

AL / EN

Postimet e fundit

Mirë se u ktheve, Dean!

Shkolla “TES” dhe shokët e tij e pritën me krenari Dean Lashin, nxënësin tonë që u rendit në vendin e dytë në “Hippo World Finals” , një arritje e jashtëzakonshme në një kompeticion ndërkombëtar.
Pas këtij suksesi qëndrojnë orë të panumërta pune, përkushtimi dhe këmbënguljeje nga Dean, mbështetja e palodhur e familjes së tij dhe puna e përbashkët e shkollës.
Një falënderim i veçantë shkon për mësuesen Drita Musabelliu, e cila e ka shoqëruar dhe mbështetur Dean në këtë rrugëtim, duke i dhënë dije, drejtim dhe besim për të synuar gjithmonë më lart.
Sot, duartrokitjet ishin për ty, Dean.
Një sukses individual që u kthye në një krenari të përbashkët.
Urime, Dean! Ky podium është dëshmi e asaj që mund të arrihet kur talenti takohet me punën, mbështetjen dhe besimin.