“Mësuesi, drita që na udhëheq” 💙
Në “TES” 9-vjeçare, 5 Tetori – Dita Botërore e Mësuesve u kthye në një festë të mbushur me mirënjohje, muzikë, poezi dhe emocione.
Përmes fjalëve të nxënësve, këngëve, interpretimeve muzikore, poezisë dhe videove kushtuar mësuesve, sollëm në skenë atë që shpesh nuk thuhet mjaftueshëm: faleminderit për çdo fjalë, çdo këshillë, çdo durim dhe çdo besim.
Nga “Një minutë për mësuesin” te “Mësuesi im në 60 sekonda”, nga tingujt e kitarës dhe pianos te poezia dhe këngët, çdo moment ishte një dedikim për ata që nuk na mësojnë vetëm të dimë, por edhe të mendojmë, të guxojmë dhe të besojmë te vetja.
Sepse, vite më vonë, mund të mos kujtojmë çdo mësim… por do të kujtojmë gjithmonë mësuesin që na bëri të besojmë se mund t’ia dalim. 💙
Gëzuar Ditën Botërore të Mësuesve!
Për ju që çdo ditë ndriçoni rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë. 📚✨

Gjimnazi “TES” renditet në podiumin e Kampionatit Kombëtar të Debatit “Debating Economics”
Skuadra e Gjimnazit “TES” arriti një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Kombëtar të Debatit “Debating Economics”, duke u renditur ndër skuadrat më të mira të




