Regjistrohu tani

AL / EN

Postimet e fundit

Mirëseardhje krenarie për suksesin e MeDit

Në një atmosferë të mbushur me emocion dhe entuziazëm, komuniteti i shkollës mirëpriti nxënëset e kompanisë së nxënësve MeDit, fituese në Junior Achievement Marketplace 2026. Ky sukses i jashtëzakonshëm u kthye në një moment të veçantë feste dhe vlerësimi për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur.

Mes duartrokitjeve dhe krenarisë, u zhvillua një ceremoni ku u ndanë çmime dhe certifikata në shenjë mirënjohjeje për arritjen e tyre dhe rrugëtimin frymëzues që kanë ndjekur. Çdo fjalë, çdo buzëqeshje dhe çdo emocion i ndarë gjatë këtij momenti pasqyroi jo vetëm suksesin e fituar, por edhe vlerat e forta që qëndrojnë pas tij.

Ky mirëseardhje simbolike shërbeu si një kujtesë e fuqishme se ëndrrat bëhen realitet kur shoqërohen me pasion, përkushtim dhe besim në vetvete. Suksesi i MeDit mbetet një frymëzim për të gjithë nxënësit, duke dëshmuar se puna dhe guximi për të ndjekur idetë e tua mund të çojnë drejt arritjeve të mëdha.