Regjistrohu tani

AL / EN

Postimet e fundit

Mirëseardhje krenarie për suksesin e MeDit

Në një atmosferë të mbushur me emocion dhe entuziazëm, komuniteti i shkollës mirëpriti nxënëset e kompanisë së nxënësve MeDit, fituese në Junior Achievement Marketplace 2026.

Ndërgjegjësim për shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve

Në ambientet e shkollës sonë u zhvillua një aktivitet me fokus edukimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve mbi një nga çështjet më të rëndësishme që prek shëndetin dhe të ardhmen e tyre: përdorimi i drogave dhe pasojat që ato sjellin.

Të ftuar specialë në këtë takim ishin Dr. Alfred Aga dhe Dr. Gentjan Asllanaj, të cilët ndanë me nxënësit njohuri profesionale dhe përvoja konkrete nga praktika e tyre e përditshme. Përmes një bashkëbisedimi të hapur dhe interaktiv, ata trajtuan ndikimin fizik dhe psikologjik që kanë substancat narkotike në organizëm, si dhe rreziqet afatshkurtra dhe afatgjata që lidhen me përdorimin e tyre.

Nxënësit patën mundësinë të bëjnë pyetje, të diskutojnë situata reale dhe të kuptojnë më mirë rëndësinë e marrjes së vendimeve të shëndetshme dhe të përgjegjshme. Theksi u vu gjithashtu tek roli i informimit, mbështetjes sociale dhe komunikimit të hapur si elementë kyç në parandalimin e këtij fenomeni.

Ky aktivitet shërbeu jo vetëm si një burim informacioni, por edhe si një hap i rëndësishëm drejt formimit të një kulture ndërgjegjësimi dhe përgjegjësie tek të rinjtë, duke i inkurajuar ata të zgjedhin një stil jete të shëndetshëm dhe të sigurt.