Regjistrohu tani

AL / EN

Postimet e fundit

Ambasadorja e Japonisë viziton TES-in

Më datë 12 maj 2025, shkolla “Tomorrow’s Education System” (TES) pati kënaqësinë dhe nderin të mirëpriste Shkëlqesinë e Saj, znj. Kikuko KATO, Ambasadore e Japonisë

Filozofia në epokën e Inteligjencës Artificiale – Pikëtakime dhe largësi

Për të pestin vit radhazi, konferenca e filozofisë e organizuar nga gjimnazi “Tomorrow’s Education System” (TES) mblodhi së bashku akademikë, profesionistë, pedagogë, studiues, gazetarë, artistë, publicistë, mësues, drejtues dhe nxënës të shkollave të mesme nga Tirana dhe Durrësi, duke shënuar në mënyrë domethënëse Ditën Botërore të Filozofisë. Ky aktivitet shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe diskutimin e temave që lidhen me sfidat dhe realitetet e shoqërisë bashkëkohore.

Konferenca u pasurua nga prania dhe kontributi i znj. Nevila Xhindi, znj. Edlira Martiri, znj. Edlira Mali dhe znj. Rudina Duraj, të cilat ndanë mendimet, përvojat dhe reflektimet e tyre, duke sjellë këndvështrime të vlefshme mbi rolin e filozofisë në jetën dhe zhvillimin shoqëror.

Një moment i veçantë i aktivitetit ishte prezantimi i reflektimeve filozofike nga maturantet Anja Azizaj, Ina Kërxhaliu dhe Sindi Sulaj, të cilat dëshmuan aftësi të spikatura analitike, argumentuese dhe krijuese, duke sjellë ide dhe diskutime që pasqyrojnë shqetësimet dhe perspektivat e brezit të ri.

Konferenca u realizua nën ideimin dhe moderimin e mësueses Orilda Kalami, duke krijuar një hapësirë të hapur dialogu dhe reflektimi mbi tema të aktualitetit që prekin të rinjtë dhe shoqërinë në tërësi. Ky aktivitet theksoi përkushtimin e TES për të nxitur mendimin kritik, debatin akademik dhe formimin e nxënësve si qytetarë të vetëdijshëm dhe aktivë në shoqëri.