
Një Ditë e Veçantë në TES: Ceremonia e Ndarjes së Certifikatave Cambridge
Më 26 shtator 2025, në ambientet e shkollës “Tomorrow’s Education System” (TES), u zhvillua një nga aktivitetet më të rëndësishme të vitit shkollor: ceremonia solemne
AL / EN
Home » Veprimtari » Eventet e Ardhshme
Më 26 shtator 2025, në ambientet e shkollës “Tomorrow’s Education System” (TES), u zhvillua një nga aktivitetet më të rëndësishme të vitit shkollor: ceremonia solemne
Më datë 12 maj 2025, shkolla “Tomorrow’s Education System” (TES) pati kënaqësinë dhe nderin të mirëpriste Shkëlqesinë e Saj, znj. Kikuko KATO, Ambasadore e Japonisë
Dita e Familjes me klasën e 7-të A! Në kuadër të Ditës së Familjes, nxënësit e klasës së 7-të A organizuan një aktivitet të veçantë,
Revista “Horizonti” nga nxënësit e klasës së 5-të A. Në kuadër të zhvillimit të kompetencave ndërkurrikulare, nxënësit e klasës së 5-të A realizuan një revistë
Festa e Abetares Mes emocionesh të magjishme që vetëm fëmijët dinë t’i dhurojnë, festuam sot përfundimin e Abetares! Kjo festë është vetëm fillimi, sepse tani
Java Olimpike në TES! Këtë javë, shkolla jonë është mbushur me energji, emocione dhe shpirt gare! Nxënësit po marrin pjesë në aktivitete sportive të ndryshme,
Më 26 shtator 2025, në ambientet e shkollës “Tomorrow’s Education System” (TES), u zhvillua një nga aktivitetet më të rëndësishme të vitit shkollor: ceremonia solemne e ndarjes së certifikatave Cambridge International, një moment që përfaqëson jo vetëm suksesin akademik të nxënësve tanë, por edhe angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj cilësisë dhe standardeve ndërkombëtare në arsim. Patäm kënaqësinë dhe nderin të mirëpresim përfaqësuesit zyrtarë të Cambridge International, z. Martin Nuttall dhe znj. Sara Ceroni, të cilët morën pjesë në ceremoni dhe ndanë personalisht certifikatat me nxënësit tanë të suksesshëm. Gjatë aktivitetit, përfaqësuesit u pritën nga drejtuesit e shkollës dhe përshëndetën të pranishmit me mesazhe inkurajuese, duke vlerësuar përpjekjet, përkushtimin dhe arritjet e secilit nxënës. Ceremonia u zhvillua në praninë e prindërve, të cilët ndanë emocionet dhe krenarinë e këtij momenti së bashku me fëmijët e tyre dhe komunitetin e shkollës. Prania e tyre e bëri këtë ditë edhe më domethënëse, duke reflektuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet shkollës, familjes dhe institucioneve partnere. Ky aktivitet shënoi një pikë kyçe në rrugëtimin tonë arsimor, duke theksuar rëndësinë që TES i kushton jo vetëm rezultateve akademike, por edhe krijimit të një mjedisi të lidhur ngushtë me zhvillimet globale në arsim. Bashkëpunimi me Cambridge International jo vetëm që forcon reputacionin e shkollës sonë, por edhe u ofron nxënësve mundësi reale për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme në një kontekst ndërkombëtar. Në TES, mbetemi të përkushtuar për të nxitur ekselencën, për të përgatitur nxënës të aftë dhe të vetëdijshëm për rolin e tyre në botën moderne, duke ndërtuar ura të forta me institucionet arsimore më të njohura në nivel global.