Regjistrohu tani

AL / EN

Postimet e fundit

Ambasadorja e Japonisë viziton TES-in

Më datë 12 maj 2025, shkolla “Tomorrow’s Education System” (TES) pati kënaqësinë dhe nderin të mirëpriste Shkëlqesinë e Saj, znj. Kikuko KATO, Ambasadore e Japonisë

Java Olimpike në TES!

Java Olimpike në TES! Këtë javë, shkolla jonë është mbushur me energji, emocione dhe shpirt gare! Nxënësit po marrin pjesë në aktivitete sportive të ndryshme,

Revista “Horizonti” nga nxënësit e klasës së 5-të A.

Revista “Horizonti” nga nxënësit e klasës së 5-të A.

Në kuadër të zhvillimit të kompetencave ndërkurrikulare, nxënësit e klasës së 5-të A realizuan një revistë me titull “Horizonti”.
Ky projekt bashkoi njohuritë dhe aftësitë nga disa lëndë si: gjuhë shqipe, matematikë, dituri natyre, art pamor, teknologji.

Përmes këtij projekti ata jo vetëm që ushtruan aftësitë e tyre gjuhësore dhe krijuese, por edhe mësuan të punojnë në grup dhe të shprehin idetë në mënyrë origjinale.

Revista ” Horizonti” është një pasqyrë e punës së palodhur, bashkëpunimit dhe imagjinatës së fëmijëve si dhe një shembull i bukur se si mësimi në shkollën “TES” është argëtues dhe frymëzues.