Dita e Familjes me klasën e 7-të A!
Në kuadër të Ditës së Familjes, nxënësit e klasës së 7-të A organizuan një aktivitet të veçantë, ku të ftuarit e nderit ishin vetë prindërit e tyre. Përmes këngëve, eseve, skeçeve komike dhe lojërave argëtuese, nxënësit përcollën mesazhin e rëndësishëm për rolin qendror që ka familja në jetën e çdo individi, si vendi ku gjejmë dashuri, siguri dhe mbështetje pa kushte.
Falënderojmë përzemërsisht prindërit, të cilët u angazhuan në lojërat dhe debatet me fëmijët e tyre, duke e kthyer këtë ditë në një përvojë të paharrueshme për të gjithë