AL / EN
Një botë ku dashuria, kujdesi dhe mësimi bashkohen për të ndihmuar fëmijët të rriten të lumtur.
Të mësuarit zhvillohet nga e thjeshta tek e ndërlikuara dhe nga e njohura tek e panjohura, duke ndihmuar fëmijët të ndërtojnë dijet e tyre hap pas hapi.
Përfshirja e metodave si art-craft dhe aktivitete të tjera krijuese, që ndihmojnë në zhvillimin e imagjinatës dhe shkathtësive praktike.
Kurrikula mbështetet në qasjen “të mësuarit përmes lojës”, duke krijuar një lidhje të natyrshme mes argëtimit dhe zhvillimit intelektual.
Në zemër të Tiranës, me ambiente të ngrohta, staf të përkushtuar dhe programe bashkëkohore, “Bletëzat” ofrojnë një mjedis të balancuar ku lojërat, eksplorimi dhe edukimi ecin dorë për dore.
Ju mirëpresim për të provuar nga afër eksperiencën magjike të 'Bletëzave'.