Regjistrohu tani

AL / EN

Zhvillim dhe argëtim

Veprimtari edukative multidimensionale të konceptuara dhe zhvilluara nëpërmjet edukimit jo-formal.

Kuriozitet dhe kreativitet

Zhvillim shoqëror dhe emocional

Zbulo, Luaj , Rritu

Qendra afterschool ABC ofron hapësirë të sigurtë për fëmijët dhe veprimtari edukative multidimensionale të konceptuara dhe zhvilluara nëpërmjet edukimit jo-formal.

Programi i qendrës afterschool ABC kontribuon në përkujdesjen dhe zhvillimin akademik, fizik, emocional dhe mendor të fëmijëve. Kurrikulat e këtij programi sigurojnë një ekuilibër të aktiviteteve akademike, rekreative dhe sociale. Për më tepër, ky program përqendrohet në promovimin e zhvillimit shoqëror dhe emocional të fëmijëve, së bashku me përfitimin e aftësive të ndryshme. Rëndësi e veçantë i kushtohet nxitjes së të menduarit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe ngjalljes së kureshtjes dhe dashurisë për të mësuar tek nxënësit.

E ndërtuar për të mbështetur mënyrat e ndryshme të të nxënit të fëmijëve

Kurrikula

Gjuhët dhe komunikimi

Matematika dhe shkencat natyrore

Shoqëria dhe mjedisi

Edukimi fizik, sporti dhe shëndeti

Artet (teatër, kërcim, muzikë)

Teknologjia

ABC Center – Më shumë se një afterschool!

Qendër pas-shkollore që u shërben nxënësve të ciklit fillor dhe të mesëm të ulët.

Pjesë e rrjetit edukativ të Green Education Albania.

Një hapësirë ku fëmijët marrin ndihmë akademike, zhvillim të aftësive dhe kohë cilësore me bashkëmoshatarët.

Të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe të mbështetur për fëmijët pas orarit mësimor.

Të ndihmojmë fëmijët të zhvillojnë përgjegjësi, vetëbesim dhe shprehi të qëndrueshme të të mësuarit.

Të balancojmë kohën për detyra, lojë dhe zhvillim personal.

Mbështetje për detyrat e shtëpisë

Ndihmë akademike ditore me detyrat.

Udhëzim nga edukatorë të trajnuar.

Kurse dhe aktivitete zhvillimore

Gjuhë të huaja (anglisht, gjermanisht).

Logjikë matematikore dhe zgjidhje problemesh.

Lexim i udhëzuar dhe analizë tekstesh.

Aktivitetet kreative dhe sociale

Art, muzikë dhe teatër.

Klube leximi dhe debati.

Lojëra bashkëpunuese dhe lojëra mendore.

Zhvillim personal dhe emocional

Edukim emocional dhe social.

Teknikat e menaxhimit të stresit dhe vetëvlerësimit.

Ndërtimi i marrëdhënieve të shëndetshme.

Hapur çdo ditë nga ora 13:00 deri në 16:00.

Program i rregullt me strukturë ditore: ushqim – detyra – kurse – lojë – reflektim.

Pranë Shkollës TES, Rr. Bashkim Shkurti, Nd 1, Mëzes, Kashar, 1050, Tirana 1050, Albania

Na kontaktoni për të rezervuar një takim njohës.

Provojeni një javë falas – pa angazhim!

Vendosni bazat për një pasdite të dobishme dhe të gëzueshme për fëmijën tuaj.

Mbështetje, Zhvillim dhe Frymëzim për çdo fëmijë pas orarit të shkollës