Regjistrohu tani

AL / EN

Ambasadorja e Japonisë viziton TES-in

Më datë 12 maj 2025, shkolla “Tomorrow’s Education System” (TES) pati kënaqësinë dhe nderin të mirëpriste Shkëlqesinë e Saj, znj. Kikuko KATO, Ambasadore e Japonisë në Shqipëri, në kuadër të Javës së Gjuhëve të Huaja, me temën:
“Në Frymën e Miqësisë – Kultura Japoneze në TES.”

Ambasadorja ishte e shoqëruar nga përfaqësuesit e Ambasadës së Japonisë në Shqipëri, z. Taiyo UMITSUKI dhe znj. Hetjena SHIMA, si edhe nga znj. Reko DIDA, profesoreshë e gjuhës japoneze.

Vizita nisi me një takim me adminstratorin dhe drejtuesit e shkollës dhe vijoi me një aktivitet kulturor në bibliotekën e shkollës. Programi u hap me një fjalë mirëseardhjeje nga presidentja e Qeverisë së Nxënësve, e cila theksoi rëndësinë e miqësisë ndërkombëtare dhe të njohjes kulturore.

Ambasadorja përshëndeti nxënësit me ngrohtësi dhe i përgëzoi për performancat e tyre frymëzuese dhe përkushtimin ndaj gjuhës dhe kulturës japoneze. Nxënësit interpretuan një këngë në japonisht, ndanë mendime mbi traditat japoneze dhe dhuruan simbole mirënjohjeje, përfshirë një pikturë të punuar me dorë dhe një buqetë lulesh.

Një element i veçantë i aktivitetit ishte ekspozimi i kaligrafisë japoneze, i ofruar nga Ambasada, që i dha një dimension të thellë kulturor këtij takimi të veçantë.

Kjo ngjarje shënoi një moment të rëndësishëm për shkollën TES, duke forcuar lidhjet kulturore dhe respektin e ndërsjellë mes dy vendeve.