Apliko tani

AL / EN

Postimet e fundit

Gjimnazi “TES” renditet në podiumin e Kampionatit Kombëtar të Debatit “Debating Economics”

Skuadra e Gjimnazit “TES” arriti një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Kombëtar të Debatit “Debating Economics”, duke u renditur ndër skuadrat më të mira të këtij kompeticioni dhe duke siguruar një vend në podium. Të përbërë nga nxënëset Amelia Tota, Erisa Hoxha dhe Raisa Myftari, ekipi “DebEra” përfaqësoi me dinjitet shkollën, duke spikatur për aftësitë argumentuese, komunikimin, mendimin kritik dhe sigurinë në prezantim. Përgjatë raundeve të konkurrimit, vajzat u përballën me debate sfiduese, ku dëshmuan përgatitje, argumentim të strukturuar, aftësi analitike dhe shpirt të fortë gare. Me energji, përkushtim dhe vetëbesim, ato arritën të fitojnë debate të rëndësishme dhe të sigurojnë një vend të tretë në podiumin kombëtar. Ky sukses është një dëshmi e rëndësisë së zhvillimit të mendimit kritik, oratorisë dhe aftësive komunikuese te nxënësit, si dhe e përkushtimit të Gjimnazit “TES” për të nxitur pjesëmarrjen aktive në veprimtari akademike dhe kompeticione kombëtare. Urime Amelia, Erisa dhe Raisa për këtë arritje! Krenarë për suksesin tuaj dhe për mënyrën se si përfaqësuat Gjimnazin “TES”!